Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri bashkë me Sekretarin për Anëtarësi dhe Financa, Betim Gjoshi dhe përfaqësuesin e PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani kanë pritur në takim anëtarët e misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Përmes një komunikate për media nga PDK-ja thuhet se në këtë takim u diskutua për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, duke përfshirë çështje të ndryshme që lidhen me organizimin, pjesëmarrjen e votuesve dhe masat e sigurisë që do të ndërmerren për një proces të drejtë dhe demokratik.
“Përfaqësuesit e PDK-së e vlerësuan lartë punën e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, anëtarët e të cilit në vazhdimësi kanë dhënë rekomandime në shërbim të përmirësimit dhe avancimit të organizimit e mbarëvajtjes së proceseve zgjedhore në Kosovë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/



Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë