Ish-kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka komentuar një ide siç thotë të spekuluar të ndryshimit të kufijve në rastin e Ukrainës dhe Rusisë, bisedime të udhëhequra nga presidenti Donald Trump.
Mirëpo shprehet se po presidenti amerikan, e di shumë mirë që nëse ndodhë ndryshim kufijsh, lëvizje do të kishte në gjithë Ballkanin dhe kjo do sillte bashkimin e kombit shqiptar, shkruan Arbresh.info.
”Kanë nisur spekulimet rreth bisedimeve paqësore Ukrainë-Rusi të udhëhequra nga Trump”, ka shkruar ajo.
”Spekulime nga analistë pro-rus e pro- Serbi po afirmojnë idenë e ndryshimit të kufijve duke përfshirë edhe Ballkanin, pra mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo Trumpi e din mirë se nuk ka ndryshim kufijsh vetëm në një pjesë të Ballkanit sepse ato do të ndryshohen në gjithë Ballkanin, me paqe apo me luftë – në këtë rast bëhet mirë për ne shqiptarët sepse bashkohet kombi shqiptar, i ndarë tragjikisht qe një shekull”, u shpreh Tahiri./Arbresh.info/
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...