Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka quajtur të tmerrshme propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, për formimin e një Komisioni Hetimor për dhunën në familje dhe vrasjen e tyre.
Sipas tij, do të kishte kuptim që të njëjtën ta propozojë opozita.
“Ato që u diskutuan në kudër të këtij takimi ishte edhe një iniciativë nga VV-së për themelimin e një Komisioni Hetimor për hetimin e dhunës në familje dhe vrasjes së tyre. Sikur ky komision të propozohej nga opozita do të kishte kuptim, kjo të propozohet nga pushteti është e tmerrshme. Kjo qeverisje tash e dy vite ka dështuar në shumë hallka. Kur vjen puna që kjo të propozoj komision hetimor i bije që pushteti të dorëhiqen dy ministrat”, tha ai.
“Ne kemi qenë kundër por komente nuk kemi dërgu, i kemi dërgo në gjykatë dhe besoj që do ta ndjekim rrugën e njëjtë. Ata janë një instrument të VV-së për këtë nuk dërgojmë më komente. Do të ndjekim çështjen në mënyrë ligjore”, tha Tahiri
“Ju e dini që PDK ka qëndrim të qartë për këtë marrëveshje. Lajqak nuk ka thënë asgjë më shumë se ajo çka është thënë në media. Kurti i ka pruar Kosovë një marrëveshje të dëmshme. Është një marrëveshje e dëmshme, çështja është neni 7. Kjo është marrëveshja më e dëmshme që ju ka ofruar Kosovës ndonjëherë. Kurti manipulon vazhdimisht”, përfundon Tahiri./arbresh.info/
lexo edhe:
Këtë javë Kuvendi nuk mban seanca plenare, kjo është arsyeja
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...