Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se edhe pas miratimit të Ligjit për paga Qeveria vazhdon ta mbajë tregojë vlerën e koeficientit.
““Kaloi edhe një javë edhe një mbledhje e Qeverisë, pasi Ligji i Pagave është nënshkruar nga Presidentja e vendit dhe ende vazhdon të trajtohet në mënyrë më të fshehtë, sekrete vlera e koeficientit. Është e papranueshme që 80 mijë shërbyes të këtij vendi janë në ethe dhe të mos e dinë pagën e tyre, duke e ditë se ekziston një ligj. Nuk ka logjikë të mos kalkulohet vlera dhe del kryeministri të mashtrojë 80 mijë njerëz”, tha Tahiri.
Sipas tij nëse kryeministri ka për qëllim të kontestohet në gjykatë është mirë të tregojë.
“AAK e ka një porosi për Kurtin dhe qeverinë. Vlera e koeficientit duhet të jetë 129 euro, që mos të ketë rënie drastike”.
“Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë, që vetëm në Kosovë duhet të rriten pagat. Është tepër joserioz të thuhet tash jemi duke kalkuluar … Kontestimin kemi mundur të bëjmë me 10 nënshkrime, por nuk e kemi ditur koeficientin ( vlerën), askush nuk e din sa e ka rrogën sot.
Nuk ka askund në Botë, thotë Tahiri, kjo sipas tij, ndodhë kështu vetëm te ne. “Kjo qeveri kudo që ka prekë ka prodhuar krizë, në veri, me vetura, krizë në shëndetësi …”, thotë postjerash Tahiri.
Sipas shefit të AAK-së, Besnik Tahiri, kryeministri Kurti ushqehet me kriza./rtk
Numërimi i votave ndalet sot në ora 12:00, rifillon më 1 jan...
Osmani paralajmëron njohje të reja për Kosovën në fillim të ...
Tirana pa ujë për festa, shkarkohet kreu i Ujësjellësit
71 deputetë të legjislaturës së 9-të pritet të jenë edhe në ...
Moti sot në Shqipëri, ulje temperaturash dhe reshje bore në ...
Izraeli do të ndalojë hyrjen e 37 grupeve humanitare në Gaza