Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se periudha e zgjedhjeve ka ndikuar në rënien e dinamikave të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ajo ka bërë me dije se qeveria e ardhshme do ta vazhdojë dialogun me një dinamikë të re. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka thënë se çështja e ndryshimit të formatit të dialogut mbetet në dorë të qeverisë së re. Ajo ka vlerësuar se në diskutimet për formatin e dialogut duhet të përfshihen Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria.
Sipas Tahirit, edhe opozita e ardhshme duhet ta mbështesë dialogun, madje të jetë edhe pjesë e këtij procesi. Ajo ka theksuar se meqë dialogu është në fazën finale, është e nevojshme një përbërje dhe një format i cili përfshin një spektër të gjerë politik dhe institucional.
“Meqë është faza finale e procesit të dialogut me Serbinë, mendoj se duhet një përbërje sikur ai që ka qenë në bisedimet e Vjenës”, ka thënë Tahiri.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë