Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 27 raste të reja me koronavirus, ku 14 prej tyre janë nga Komuna e Vushtrrisë.
Pas publikimit të këtyre rasteve, ka reaguar kreu i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook tregoi se rastet e reja janë raste kontakti, të ndërlidhura familjarisht që janë shkaktuar si rezultat i lëvizjeve gjatë festës së Fitër Bajramit.
“Sot më 01 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë konfirmuar 14 raste me Covid19 nga Komuna e Vushtrrisë (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë). Të gjitha janë raste kontakti, të ndërlidhura familjarisht ose tërthorazi në mes veti dhe që janë shkaktuar kryesisht si rezultat i lëvizjeve të pakontrolluara gjatë festës që sapo e kaluam sepse nuk e kanë ditur që janë të infektuar me COVID”, ka shkruar ai.
I pari i Vushtrrisë ka thënë se secili qytetar është përgjegjës për vetën dhe familjen e tij./arbresh.info
Postimi i plotë:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...