Ish-Presidenti serb Boris Tadiç gjatë një takimi me gazetarë ka folur për Kosovën dhe integrimet e saj në instancat ndërkombëtare. “Kosova na është bërë patate e nxehtë, që as jemi duke e lënë dhe as po mundemi ta mbajmë”, ka thënë ai.
Me këtë rast, Tadiç i është drejtuar Presidentit aktual Aleksandar Vuçiq që të mos e pengojë Kosovën drejt anëtarësimit të saj në OKB: “Një karrige për Kosovën në Kombet e Bashkuara, por pa njohje formale”, është shprehur Tadiç.
Me rastin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, ish-presidenti i Serbisë ka këshilluar presidentin Aleksandar Vuçiq që t’i sigurojë asaj një vend në Kombet e Bashkuara, por në të njëjtën kohë sugjeroi që të marrë përgjegjësinë për një hap të tillë.
“Kjo është ajo që unë mendoj në lidhje me të. Por përgjegjësia do të duhet për t’u marrë e mos pyesni opozitën për ta ndarë këtë përgjegjësi” tha Tadiç./Alo.rs
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan