Nisma “Ta Pastrojmë Kosovën”, ka vazhduar edhe sot me pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave.
Aktivistët e kësaj nisme bashkë me ndërmarrjen ‘Pastrimi’ kanë eliminuar sot dy deponi të mbeturinave në komunën e Podujevës.
Koordinatori i kësaj nisme Luan Hasanaj, tha për KosovaPress, se kanë arritur që të eliminojnë një deponi të afër shtëpisë së shëndetit në qytet dhe një në hyrje të fshatit Dumnicë.
Që kur ka nisur aksionet për këtë vit, nisma “Ta Pastrojmë Kosovën” ka arritur të eliminojë gjithsej 11 deponi në 6 aksione të ndryshme./Arbresh.info
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...