Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën, Tomáš Szunyog, ka konfirmuar edhe njëherë se ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe se këto nuk janë fjalë boshe.
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe se këto nuk janë fjalë boshe, bashkimi politik dhe financiar tregojnë këtë zotim, procesi i integrimit është proces shumë i gjatë dhe i ndërlikuar. Ata që aspirojnë për të qenë anëtarë duhet të jenë të dedikuar dhe të bëjnë punë të madhe”, tha ai në konferencën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), ku u prezantua ‘Barometri i Reformave të BE-së’.
Sipas tij çështja e zgjerimit të BE-së, lidhet edhe me rezultatet dhe zotimet për anëtarësim. Szunyog vlerësoi se zgjerimi i BE-së, do të bazohet edhe në meritat e secilit vend në Ballkanin Perëndimor./rtk
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira