Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar gjatë të hënës biznesin “Lura Agroturizëm” në komunën e Novobërdës.
Ai ka qenë i interesuar të shoh nga afër realizimin e disa projekteve të mundësuar po nga kjo zyrë për këtë biznes.
Me këtë rast, Szunyog ka thënë se ka kënaqësinë që po viziton këtë biznes që falë fondeve të dhuruar nga BE-ja ka ndihmuar zhvillimin e turizmit malor në Kosovë.
Shefi i BE-së, gjithashtu tregoi se që nga viti 2008 kanë investuar mbi 100 milionë euro për këtë sektor.
“Kjo është fermë është zgjeruar përmes ndihmës që ka dhënë Bashkimi Evropian. BE-ja përmes fondeve ka ndihmuar zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit bujqësor në Kosovë. Që nga viti 2008 kemi dhënë donacion mbi 100 milionë euro për këtë sektor”.
Tutje ai ka thënë se ky investim ka pasur ndikim të madh në këtë zonë. Poashtu ai ka thënë se është një periudhë e vështirë për të gjithë për shkak të Covidit.
“E gjithë kjo është bërë duke falënderuar familjen. I dëshiroj shumë fat dhe suksese”, ka përfunduar ai.
Kurse Genc Buca nga “Lura Agroturizëm”, është shprehur i lumtur për vizitën e shefit të BE-së dhe ka premtuar se nuk do të jetë ky investimi i fundit në provimin e turizmit.
“Ky fund i projektit nuk është fundi ne do të vazhdojmë të promovojmë turizmin”, ka thënë ai.Vizita është pjesë e fushatës “Për ju. Me ju”, fushatë e cila synon të informojë qytetarët mbi mbështetjen që unionin jep me projektet të ndryshme në të gjithë sektorët./EO/


BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...