Banoret e Kosovës janë duke pritur që sot deputetët e Kuvendi të Kosovës të kryejnë obligimin tyre.
Bëhet fjalë për rishikimin e buxhetit që po pritet të ndodh gjatë ditës së sotme.
Seanca e Kuvendit ku kjo pikë e rendit të ditës është përcaktuar kishte filluar dje por që pas dështimit të votimit për marrëveshje ndërkombëtare seanca po vazhdon edhe sot, raporton arbresh.info
Ndonëse kanë kaluar orë që kur seanca a filluar ende nuk ka as një vendim rreth rishikimit të buxhetit.
Kujtojmë se Ministria e Financave nuk ka mundësi të bëjë pagesat e pakos emergjente për mijëra qytetarë pa u bërë shikimi i buxhetit në parlament.
Shumë qytetarë, punëtorë të kategorive të ndryshme janë duke pritur që në këtë seancë të vendoset për një shumë prej 170 euro të cilat ju takojnë.
Mbetet të shihet nëse deputetët kësaj radhe do të mendojnë për votuesit, qytetarët dhe taksapaguesit./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2694169227483161/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...