Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, si dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, që punëtorëve shëndetësorë t’ua rrisin pagat për 50 për qind, si dhe përfaqësuesit sindikal të shëndetësisë të marrin pjesë në grupin punues të hartimit të Ligjeve.
Një gjë e tillë është bërë e ditur me anë të një komunikate për media, duke thënë se këto kërkesa i paraprijnë veprimeve sindikale nga ana e tyre.
“Z. Kryeministër është koha e fundit që po ju adresohemi para se të ndërmarrim veprime sindikale. Duke u nisur nga fakti se gjendja e punëtorëve shëndetësor është duke u përkeqësuar ditë për ditë, nuk kemi mjete për punë, nuk kemi kushte për punë, e dita ditës mjekët dhe infermierët po e lëshojnë Kosovën dhe sistemin publik,ju lutemi të reflektoni në dy kërkesat e mëparshme: 1. Rritjen e pagave 50% deri në miratimin e Ligjit të Pagave; 2. Pjesëmarrjen në grupin punues për hartimin e Ligjit të Pagave”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga FSSHK.
“Z. Kryeministër,pa dashur ta zgjasë më shumë gjendja e popullatës dhe punëtorëve shëndetësor është shumë e keqe gjë që faktohet në pritjet që duhet të bëhen,andaj intervenimi Juaj duhet të jetë i shpejtë dhe konkret”, thuhet ndër të tjera.
Reagime sindikale kanë paralajmëruar edhe nga SBASHK-u, të cilët i kanë dhënë afat edhe një javë qeverisë./arbresh.info/
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër