Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar tre policët që po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor në QKUK, pas aksidentit të mbrëmshëm në Grabovc të Zveçanit.
Sveçla ka njoftuar se gjendja e tyre po përmirësohet, si dhe ka falënderuar të gjithë mjekët për kujdesin ndaj tyre, shkruan Arbresh.info
Ministri ka bërë të ditur gjithashtu se shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.
Postimi i tij:
Sapo mbërrita mbrëmë nga Kroacia vizitova në QKUK tre policët tanë që po marrin trajtim mjekësor. U takova po ashtu edhe me familjarët e kolegët e tyre.
Me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia takuam mjekët që po përkujdesen për shëndetin dhe trajtimin adekuat. Ata na njoftuan e siguruan se janë duke i trajtuar policët me kujdesin më të lartë profesional.
Teksa gjendja e tyre fatmirësisht po përmirësohet, falënderoj përzemërsisht të gjithë mjekët të cilët nga mbrëmë kanë bërë të pamundurën që policët tanë të kenë kujdesin dhe trajtimin e nevojshëm për rikuperimin e tyre.
Shkaqet e aksidentit po hetohen por jam shumë i lumtur që djemtë tanë janë jashtë rrezikut për jetë.
Iu uroj të kthehen sa më shpejt në detyrë, në shërbim të qytetarëve e vendit tonë.
Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet
Arrestohet një shtetas i huaj për vjedhje të rëndë në Prisht...
Ylli i harruar i Juventusit rikthehet në stërvitje pas 550 d...
7 vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tu...
Moti sot me diell në Shqipëri