U.d Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional, Xhelal Sveçla, ka vizituar Ipeshkvinë e Kosovës, ku është pritur nga Ipeshkvi, Dodë Gjergji.
Qëllimi i këtij takimi ishte përcjellja mesazheve në kuadër të fushatës intensive që janë duke bërë institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për t’i bindur qytetarët e Kosovës që t’i zbatojnë vendimet e marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Me këtë rast ministri Sveçla kërkoi nga Ipeshkvi i Kosovës, Dod Gjergji që të përdorë autoritetin e kishës katolike në Kosovë, që krahas institucione të shtrijnë ndikimin e tyre për t’i bindur të gjithë besimtarët dhe të gjithë qytetarët në përgjithësi, që daljet nga shtëpitë e tyre t’i bëjnë vetëm atëherë kur është e domosdoshme.
D Ministri Sveçla vlerësoi se në bazë të gjitha rekomandimeve që janë bërë në luftimin e Covid 19, vlerësohet se shmangia e kontakteve dhe qëndrimi i qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre, janë masat më të mira në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Ndërsa Ipeshkvi, z. Dodë Gjergji, vuri në dukje se do të intensifikojë angazhimin e tij, së pari tek komuniteti katolik, por dhe tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të ndjekin me kujdes udhëzimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për të qëndruar në shtëpi. Ai tha se qytetarët e Kosovës kanë përballuar sfida edhe më të mëdha, prandaj edhe kësaj radhe bashkërisht do t’ia dalin./arbresh.info

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...