Ministri i Punëve të Brendshme, në detyrë Xhelal Sveçla, priti sot në takim Ambasadorin Gerard McGurk, i cili ka marrë detyrën si Shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet MPB-së dhe OSBE-së, si dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit, sigurisë publike dhe të drejtave të njeriut.
Me këtë rast, Ministri Sveçla falënderoi Ambasadorin McGurk për mbështetjen e vazhdueshme që kemi pranuar nga OSBE.
Ministri Sveçla i uroi suksese Ambasadorit McGurk në detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me qëllim të ngritjes dhe forcimit të institucioneve tona që shërbejnë për të gjithë qytetarët e vendit tonë./Arbresh.info


OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell