Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me shefin e policisë së Gjermanisë, Dieter Romann, gjatë vizitës së tij në Berlin.
Sveçla ka bërë të ditur se me Romann kanë folur për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy policive dhe nevojën për forcimin e këtij bashkëpunimi tutje.
“Falënderova Dr.Romann për ndihmën e dhënë për Policinë e Kosovës si në ndihmën e vazhdueshme me pajisje të ndryshme teknologjike, ashtu dhe në ngritjen e kapaciteteve njerëzore kryesisht për kontroll dhe siguri të dokumenteve, falsifikim, migrim dhe kontroll të kufirit. Theksova se përvoja e Policisë Federale Gjermane në ruajtjen dhe vëzhgimin e kufirit, luftimin e krimit në përgjithësi është jashtëzakonisht e rëndësishme për Policinë e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në facebook.
“Presidenti i Policisë Federale theksoi se bashkëpunimi me Policinë e Kosovë ka qenë i shkëlqyer dhe se do të vazhdojë tutje me qëllim të luftimit të trafikimeve të ndryshme, shkëmbimin e informatave, përfshirë këtu edhe luftimin e migrimit ilegal. Presidenti Romann shprehi gatishmërinë e tij për vazhdimin e mbështetjës konkrete duke intensifikuar projektet e përbashkëta si në fushën e avancimeve të kapaciteteve njerëzore, po ashtu dhe në avancimin e teknologjisë për luftimin e formave të ndryshme të krimit kryesisht ndërkufitar”.
Sveçla bëri të ditur se e ftoi Romann për një vizitë në Kosovë, për të parë nga afër progresin, por edhe sfidat me të cilat po përballet Kosova. /arbresh.info/
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...
Presidenti i Çekisë uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësis...