Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është takuar në Sofje me homologun e tij bullgar, Atanas Ilkov.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla shprehet se ata biseduan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale që i bashkojnë për t’i zgjidhur.
“U pajtuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushat që mbulojmë, në mënyrë që të arrihen me sukses qëllimet e përbashkëta për një rajon të qetë e të sigurt. Falënderova Ministrin Ilkov për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë për shtetformimin në të kaluarën dhe proceset integruese të vendit tonë tani”, ka shkruar ministri.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...