Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u takua me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bënë të ditur se me ambasadorin Hovenier u takuan në ditëlindjen e trupave të marinës amerikane.
“Me Meritën patëm kënaqësinë e veçantë që sonte, bashkë me mysafirin e nderit e mikun tonë, Ambasadorin Amerikan Jeffrey Hovenier, të festojmë ditëlindjen e trupave të marinës amerikane”, shkroi Sveçla.
Tutje, Sveçla u shprehu mirënjohje për trupat amerikane, që sipas tij, u angazhuan e siguruan gjithmonë vetëm paqe./arbresh.info/
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...