Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se rruga drejt lirisë është është e trasuar nga qëndresa, gjaku e sakrifica sublime e të gjithë brezave, nga fëmijët tek të moshuarit, nga gratë e burrat e vendit tone, shkruan Arbresh.info.
Ai shtoi se sot festojmë në Kosovën tonë sovrane në çdo cep të saj, të fortë, të sigurt e të gatshme të mbrohet në çdo kohë.
“Gëzuar 17 vjetorin e pavarësisë, 17 vjetorin e 17 shkurtit Kosova jonë! Rruga jonë drejt lirisë është e trasuar nga qëndresa, gjaku e sakrifica sublime e të gjithë brezave, nga fëmijët tek të moshuarit, nga gratë e burrat e vendit tonë. Kjo sakrificë e të gjithëve ngriti themele të forta e të paluhatshme të lirisë që e gëzojmë. “, tha ai.
“Sot festojmë në Kosovën tonë sovrane në çdo cep të saj, të fortë, të sigurt e të gatshme të mbrohet në çdo kohë. Idealet e të rënëve janë udhërrëfyesi që të punojmë edhe më shumë, për të ardhmen e ndritur të brezave tanë të rinj.”, shtoi Sveçla.
“Sot festojmë pavarësinë e Republikës si rezultat i aleancave në hemisferën më të drejtë e më demokratike të planetit, si realizimin më të vyer të drejtësisë ndërkombëtare. Festojmë me besimin se aleatët tanë janë krenarë me arritjet demokratike të shoqërisë sonë dhe me konsolidimin e shtetit tonë. Ju uroj përzemërsisht festën e pavarësisë mërgatës sonë që jetojnë larg vendlindjes së tyre. U jemi mirënjohës sot e çdo ditë që në çdo kohë dhanë gjithçka për liri e për forcimin e shtetit tonë.”, u shpreh ai.
“Gëzuar Kosovë! Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...