Sveçla: S’ka më barrikada, struktura paralele, targa ilegale – thënë shkurt në Kosovë s’ka Serbi

18:44 | 12 Janar 2025
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ihste përkrahja e qytetarëve ajo që i mundësoi të sillnin ndryshim.

Në fjalën e tij në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sveçla tha se këtë ndryshim shumë pak vetë e besuan, shkruan Arbresh.info.

“ Në mijëra takime e tubime u pamë sy më sy dhe aty ndamë brengat, ndamë planet, aspiratat dhe qëllimet e përbashkët, në ato takime ne u bashkuam me vullnetin e çeliktë që nuk do të lejojmë një Mitrovicë, një veri të njëjtë si më herët, për 20 vite me radhë”, tha ai.

“Këtu është shembulli më i mirë se si e drejta fiton. Këtu do të jetë vendi që të tjerëve do t’u dëshmojë se 4 vitet e ardhshme do të jenë edhe më të mira, puna edhe më e madhe dhe drejtësia gjithandej do të triumfojë.”, tha ai.

Kandidati për deputet nga LVV-ja tha se qytetarët janë dëshmitarë si ka qenë Mitrovica dhe si është sot.

“S’ka më barrikada, s’ka më alarma e kamera ilegale, nuk ka më struktura paralele , nuk ka targa ilegale, nuk ka banda e kriminele, thënë shkurt në Kosovë nuk ka Serbi”, u shpreh ministri Svetri Sveçla.

Tutje, Sveçla u shpreh se në Kosovë ka mbrojtje e siguri cep më cep.

Mes të tjerash, ai theksoi edhe skepticizmin për bërjen e qeverisë pa Listën Serbe.

“Ata të vjetrit na thonin se nuk mund të bëni asgjë, nuk mund të ndryshoni asgjë. Nuk mund të shkoni në veri. Më thonin mua, I thonin kryeministrit, i thonin secilit ministër veçe  veç. Ne tash veq sa u kthyem nga atje. Na thonin se pa Listën Srpska nuk mund të bëni qeveri, nuk mund të qeverisni. 4 vite, Lista Srpska nuk është pyetur për asgjë, është e kundërta, politikisht është luftuar, kurse bandat janë luftu me ligj, me instrumentet e shtetit”, tha ai mes të tjerash.

“Ne ndërtuam shtëpi  për shqiptarët për tu kthyer, ata i pengonin për tu kthyer”, tha ai./Arbresh.info/