Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se shtimi i numrit të policëve të rendit në disa lokacione në Mitrovicën Veriore ka ndodhur si shkak i incidenteve të ditëve të fundit.
Ai tha se prania e policisë në Mitrovicën e Veriut është bërë me qëllim që rendi dhe ligji të kthehen në atë zonë dhe se qytetarëve t’iu garantohet qëndrim i sigurt në shtëpitë e tyre,
“Policia e bën vlerësimin e sigurisë dhe në bazë të këtyre vlerësimeve është marr vendim që të shtohet numri i policëve të rendit, të cilët krejt çfarë bëjnë është ofrimi i sigurisë për të gjithë banorët aty. Shtimi i prezencës është pa qëllime të tjera, përveç rritjes së sigurisë për banorët e këtyre lagjeve”, është shprehur Sveçla në RTK.
Sulmet me granata dore, shok-bomba e gjuajtjet me armë, pari i MPB-së tha se nuk janë spontane dhe se janë të organizuara nga njerëz profesionistë e të udhëhequra nga qeveria e Serbisë.
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën