Sveçla për serbin e arrestuar sot: Ai ka sulmuar edhe forcat ndërkombëtare

23:23 | 13 Qershor 2023
Emir Abduramani

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se serbi i arrestuar sot në veri për sulmet ndaj KFOR-it, më parë ka sulmuar edhe pjesëtarët e forcave ndërkombëtare në Kosovë.

Tutje, Sveçla ka thënë se kriminelët si ky, duhet të dënohen nga të gjithë.

”Milun Milenkovic-Llune nuk është i ri në sulmet kriminale. Jo vetëm që ai ka sulmuar KFOR-in në Zveqan kohëve të fundit, por edhe sipas autoriteteve gjyqësore dhe të sigurisë, në të kaluarën ai ka sulmuar pjesëtarët e ndërkombëtarëve. forcat. Këta kriminelë dhe veprimet e tyre duhet të dënohen nga të gjithë”, ka shkruar Sveçla.

“Llune” është arrestuar sot në Kosovë, për sulmet e 29 majit në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOPR-it italian e hungarez, nga ku mbetën 30 të tillë të lënduar./Arbresh.info