Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar për disa sulme që ndodhën të premtën gjatë ditës në veri të Kosovës, të cilat tha se s’po dënohen nga ndërkombëtarët.
Paraburgimin prej 30 ditësh ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës, Sveçla e ka quajtur “të paprecedentë dhe të papranueshme”.
Ai tha se mungesa e reagimit po u jep krahë bandave kriminale të financuara nga Serbia, për të shkaktuar edhe më tej tension në veri të Kosovës.
“Të gjitha këto në më pak se 10 orë, të gjitha këto nga persona të njejtë që pranojnë urdhëra të tillë kriminal nga persona të njohur për autoritetet tona e për publikun. Mungesa e reagimit ndaj këtyre akteve kriminale që cënojnë sigurinë e institucioneve tona, qytetarëve tanë e mediave tona, u jep krahë këtyre bandave që udhëzimet e urdhërat i marin nga Beogradi”, ka shkruar ministri Sveçla në Facebook.
Tutje, tha se pavarësisht presionit, Policia e Kosovës nuk do të ndalet.
“Përkundër të gjitha sulmeve, Policia jonë nuk do të ndalet. Ajo do të vazhdojë angazhimin e saj në çdo cep të Republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët pa dallim e kundër të gjitha bandave e kriminelëve pa dallim”.
Plagosja në Prizren, i dyshuari arrestohet, i plagosuri jash...
Rusia e shpall Deutsche Wellen “organizatë të padëshirueshme...
AAK nesër e hap fushatën zgjedhore në ora 18:00 në Prishtinë
Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e L...
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milion...
Sllovaki, vullnetarët pastrojnë mbeturinat e grumbulluara në...