Me ftesë të Ministres për Drejtësi dhe Digjitalizim të Estonisë, Liisa-Ly Pakosta, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mori pjesë në Samitin për Digjitalizim që u mbajt në Tallin për dy ditë radhazi.
Në kuadër të këtij Samiti, ministri ishte pjesë e panelit “Siguria Kibernetike si një mundësi për zhvillim”, ku theksoi fillimisht sfidat globale të sigurisë, duke përfshirë edhe sulmet kibernetike që cënojnë drejtpërdrejtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, shkruan Arbresh.info.
Sveçla prezantoi progresin e arritur nga Qeveria e Kosovës, si në aspektin strategjik dhe legjislativ, ashtu edhe në atë të investimit të vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe njerëzore në fushën e sigurisë kibernetike.
Gjatë qëndrimit të tij u prit nga Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Estonisë, Krista Aas, me të cilën diskutoi për situatën e sigurisë dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Estonisë.
Ai falënderoi Aas për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë kibernetike dhe Akademisë për Siguri Publike./Arbresh.info/
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...