Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar qytetarë për Ditën e Forcës të Ushtrisë së Kosovës.
Sveçla përmes një postimi në facebook është shprehur se , Forca e Sigurisë së Kosovës po rritet dhe po forcohet çdo ditë, duke i shërbyer sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës sonë.
“Si vijimësi e Ushtrisë sonë Çlirimtare, Forca e Sigurisë së Kosovës po rritet dhe po forcohet çdo ditë, duke i shërbyer sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës sonë.
Në prag të festës sonë kombëtare, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, sot shënojmë edhe Ditën e Forcës sonë.
Urimet më të përzemërta për të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që me përkushtim dhe guxim i japin kuptim uniformës dhe i shërbejnë pa u kursyer vendit tonë.
Gëzuar Dita e Forcës”, ka shkruar Sveçla.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...