Policia e Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë policorë, nën dyshimin për trajtim jo adekuat të rastit të gjetjes së një personi pa shenja jete dje në një kasolle druri në fshatin Drelaj – Rugovë.
Në një komunikatë për media thuhet se patrulla policore menjëherë iu ka përgjigjur rastit, përfshirë edhe ekipin mjekësor, të cilët kanë konstatuar se personi i gjetur brenda është pa shenja jete.
Derisa zyrtarët policorë patrullues ishin duke pritur edhe njësitin e hetimeve për të arritur në vendngjarje për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme policore, papritmas kasollen e drurit e kishte kapluar zjarri dhe është djegur tërësisht.
Referuar situatës së krijuar, vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur të gjitha njësit policore, duke përfshirë edhe ekspertin për hetimin e zjarreve nga njësiti i zjarrfikëseve.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe këqyrja e vendit të ngjarjes ka vazhduar edhe sot, për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me rastin.
Sipas hetimeve preliminare të deklaruara nga eksperti i zjarrit, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rryma.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...