Publicisti Veton Surroi ka zhvilluar gjatë ditës së sotme takime me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Surroi, në një deklaratë për Grupin KOHA, ka thënë se këto takime janë pjesë e projektit të KFOS-it (Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur) për mbështetje në procesin negociator.
“Sot u takova me Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, si pjesë e projektit të KFOS-it për mbështetje në proces negociator. Nesër takohemi me Albin Kurtin dhe me Fatmir Limajn. Pra, bëhet fjalë për iniciativë të KFOS-it që si shoqëri civile të mbështet partitë e pushtetit dhe opozitës në procesin negociator, pa marrë parasysh a marrin pjesë a jo në ekipin negociator”, ka thënë Surroi.
Ai ka theksuar se, me gjithë ndihmën që do t’i ofrojë këtij procesi, nuk do të jetë pjesë e ekipit negociator.
“Pozicioni im është të mos jem pjesë e ekipit negociator, por të ndihmojmë si shoqëri civile”, ka potencuar publicisti Surroi.
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...
Kërkohet paraburgim për policin e dyshuar për bixhoz të pali...
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...