Surdulli: Nuk duhet të mbahen dy vende të punës

22:59 | 3 Qershor 2017
Arbresh.info

Shaip Surdulli si përfaqësues i koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka thënë se do të insistojë që në qeverisjen e re të bëhet verifikimi i të gjitha diplomave nëpër universitete publike dhe private.

Ai ka folur edhe për dukurinë e ligjërimit të profesorëve universitarë nëpër më shumë se një institucion akademik, njofton Klan Kosova.

Surdulli ka thënë në Magazina Zgjedhore se nuk duhet të mbahen dy vende pune.

“Sidomos në rastin kur profesorët marrin pozita ministrore, atëherë është mirë që ta mbajnë vetëm atë detyrë sepse ka mjaftë punë për të bërë”.

“Është një dukuri negative. Ekzistojnë dyshime për diploma, ngritje profesionale dhe ata njerëz me ato diploma punojnë nëpër universitete”, ka thënë Surdulli, kur ka folur për platformën në arsim të koalicionit që përfaqëson.

“Duhet të bëhet kontroll detale e të gjitha diplomave në universitete”, ka shtuar ai..

Ai ka theksuar se ka diploma që janë blerë me para dhe që nuk janë të merituara.

“Ata që punojnë me ato diploma nuk pritet cilësi”, ka shtuar ai