Me qëllim të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, Gjykata Supreme, sqaron se Aktgjykimi PML nr. 324/2020 në rastin e S.L., i dënuar për veprën penale -arratisja e personit të privuar nga liria, nuk është aktgjykim i marrë këto ditë, siç është raportuar, por është aktgjykim i datës 8 dhjetor 2020, përmes të cilit, Kolegji i Gjykatës Supreme, e ka refuzuar Kërkesën për Mbrojtje të Ligjshmërisë, të ushtruar nga avokati i të dënuarit.
Për më tepër gjeni aktgjykimin e bashkëngjitur, i cili është publikuar me datë 11 janar 2021, në ueb-faqen e Gjykatës Supreme.
Luten mediat që kanë raportuar kohën e pasaktë të marrjes së këtij vendimi, që ta korrigjojnë atë./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen