Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-deputeti i Kosovës, Fadil Demaku, ka konfirmuar për Klan Kosovën se Gjykata Supreme e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin Drenica 2.
Demaku në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ky është turp që po vazhdon nga Gjykata e shkallës se parë e deri në Supreme.
Ai, i revoltuar kundër vendimit, është shprehur edhe në Facebook duke shkruar se “turpi nuk paska fund”.
“Faleminderit shteti ynë për këtë shpërblim të pamerituar. Koha do ta vërtetojë këtë”.
Sipas këtij vendimi Fadil Demaku, por edhe Nexhat Demaku do të mbajnë nga tri vjet burgim.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...