Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, lidhur me vendimin e PZAP-së për certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe në zgjedhjet lokale.
Ata e kanë ushtruar ankesën në cilësinë e anëtarëve individualë të KQZ-së, çka, sipas gjykatës, nuk është e mjaftueshme për të vepruar në mënyrë të pavarur ligjërisht.
Gjykata ka thënë se “duke u nisur nga fakti se ankesa ndaj vendimit të PZAP-it në Gjykatën Supreme është parashtruar nga Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi në cilësinë e anëtarit individual të KQZ-së, të njëjtit nuk kanë të drejtë, përkatësisht nuk kanë legjitimitet që të parashtrojnë ankesë në emër të tyre personalisht, pasi që nuk janë palë të drejtpërdrejta sipas vendimit të PZAP-së”.
“Kjo për faktin se sipas vlerësimit të kolegjit të kësaj gjykate të drejtë për të paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-it, përveç personave që kanë interes ligjor (të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 119), ka vetëm KQZ-ja, përkatësisht zyra e saj, ashtu siç është e përcaktuar me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, përkatësisht nenin 119 paragrafi 2, e jo anëtarët individual të saj. Për më tepër, këta të fundit e shprehin mendimin e tyre gjatë procesit të vendimarrjes brenda KQZ-së, por nuk legjitimohen që të veprojnë si palë individuale në procedurë gjyqësore, siç është edhe rasti konkret”, thuhet në aktvendim./Arbresh.info
Klikoni këtu për aktvendimin e plotë:
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...
“Ballistët” konfirmojnë mbështetjen për protestën e 17 shkur...
Presidenti i Atleticos deklarohet sa i përket thashethemeve ...