Gjykata Supreme e Kosovës ka caktuar seancën gjyqësore për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në rastin “Drenica, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe Jahir Demaku.
Lajmin për caktimin e seancës e ka bërë të ditur, mbrojtësi i Sylejman Selimit, avokati Tomë Gashi, përmes një statusin në Facebook, raporton Arbresh.info.
Sipas tij, për të vendosur lidhur me ankesat e avokatëve, Gjykata Supreme e Kosovës ka caktuar seancë të Kolegjit për datën 20.qershor 2017 në Pallatin e Drejtësisë për këtë rast.
“Sa i përket Gjeneral Sylejman Selimit rasti ka të bëjë me një pikë të aktakuzës në të ashtuquajturin ”Drenica I” për të cilin Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur të pafajshëm, ndërsa me ankesë të Prokurorit të Eulex-it Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë e ka shpallur fajtor”, është shprehur avokati Gashi.
Kësaj here, avokati shprehet optimist se drejtësia do të fitoj dhe se Sylejman Selimi dhe të tjerët do të shpallen përsëri të pafajshëm./ Arbresh.info

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...