Sulmuan me mjete të forta një person, arrestohen tre të dyshuarit në Ranillugë

15:28 | 27 Maj 2025
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nga fshati Ranillugë pasi që të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër duke e goditur me mjet të fortë.

Si pasojë e kësaj viktima ka pësuar lëndime, shkruan Arbresh.info.

Policia bën të ditur se deri te rasti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

“Njësiti i Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan si rezultat i ndërmarrjes së veprime të shpejta operative hetimore nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit, sot me datën 27.05.2025 ka arrestuar tre të dyshuar N.A. (viti i lindjes 1998), M.A. (viti i lindjes 1993) dhe S.T. (viti i lindjes 1989), meshkuj kosovar nga fshati Ranillug.”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë siguruar dëshmi të arsyeshme se tre të dyshuarit, dyshohet se me datën 16.05.2025 rreth orës 01:40 në fshatin Ranillug pas një mosmarrëveshje të çasti kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, duke e goditur me mjetë të fortë dhe shkaktuar viktimës lëndim të rëndë trupor.”, thuhet tutje.

Tre të dyshuarit pas intervistimit në prezencë avokatëve mbrojtës me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale