Një person ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës nën dyshimin se ka përdorur dhunë ndaj motrës dhe gruas së tij.
Rasti ka ndodhur sot në Ferizaj, shkruan arbresh.info.
“Stacioni policor në Ferizaj, sot rreth orës 08:25 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Beteja e Kaçanikut ” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet S.D (M.K) i moshës 36 vjeçar, i cili fillimisht kishte kanosur bashkëshorten e tij me inicialet R.D (F/K) e moshës 36 vjeçare, e më pas kishte sulmuar motrën e tij me inicialet Xh.D ( F/K) e moshës 33 vjeçare”, bënë të ditur policia.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje & Sulmi”./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...