Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti në vitin 2019 ka sulmuar dhe ngacmuar një femër.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima nga frika në atë kohë, nuk e ka denoncuar të dyshuarin, shkruan arbresh.info
Tani, në vitin 2022 pas publikimit në rrjetin sociale “Tik-Tok” të ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 2019. Me datë 25.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vitin 2019 kishte kryer veprat e cekura, ndërsa viktima nga frika (në atë kohë) nuk e kishte denoncuar të dyshuarin. Tani, në vitin 2022 pas publikimit në rrjetin sociale “tik-tok” të ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës
Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në...
Spiropali: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është lajm i...
CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende funksional! I aftë...