Një zyrtar policor është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës në Prizren, ndërsa ishte duke verifikuar një person të dyshuar që figuron në listën e personave të kërkuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”, ku i dyshuari, ka sulmuar zyrtarin policor gjatë procedurës së verifikimit.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari është arrestuar në vendngjarje dhe me vendim të prokurorit, është dërguar për të vuajtur dënimin pasi kishte dy urdhër-arreste aktive të lëshuara nga Gjykata.
Zyrtari policor ka marrë tretman mjekësor për lëndimet e pësuara gjatë sulmit.
“Rr. 5 Maji, Prizren / 11.03.2025 – NN. Një zyrtar policor mashkull kosovar derisa ka qenë me kolegët e tij në kryerje të detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar derisa ishin duke i bërë verifikimin pasi që i njëjti figuronte në listën e personave të kërkuar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në vuajtje dënimi pasi që kishte dy urdhër arreste aktive lëshuar nga Gjykata. Viktima ka pranuar tretman mjekësor “, thuhet në raport./Arbresh.info
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...
Bellingham nën presion, Tuchel në “halle” –...
Ushtarët italianë kryejnë patrullime nëpër Kosovë, KFOR: Me ...
Barcelona ka gati të hap një tjetër pjesë të “Spotify ...
Rritet dogana për makinat e përdorura në Shqipëri, tarifat e...
Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri