Një përleshje mes tre personave, përfundoi me vdekjen e një 33-vjeçari kosovar në Vjenë të Austrisë, të enjten në mbrëmje, raporton mediumi austriak Wien.orf.at.
Dy burra thuhet se kanë sulmuar një 33-vjeçar nga Kosova, rezident në Austri.
Sipas dëshmisë së dhënë në policinë gjermane, të dy rrahën dhe therën viktimën – kosovari vdiq në spital, transmeton Insajderi.
Kosovari po udhëtonte me një grua 44-vjeçare në rrugën Favoritenstraße, kur ai u sulmua nga dy burrat, tha zëdhënësi i policisë Paul Eidenberger.
“Sulmi ndodhi nga dy burra të panjohur që ishin veshur në të zeza”, ka thënë Eidenberger, i cili tregon se policia ende nuk e ka indentifikuar sulmuesit./Insajderi/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...