Polici i Kosovës që shërben në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, Çasllav Iliq, është sulmuar nga dy persona të martën rreth orës 23:15 në shtëpinë e tij në veri të këtij qyteti, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, sulmuesit janë Markoviq Bojan (1984) dhe Popoviq Jovan (1993) të dytë nga qyteti i Kralevës së Serbisë.
”Sulmuesit me thika kanë hyrë me forcë në shtëpi, por pjesëtarët e policisë të cilët kujdestarojnë 24 orë në ditë para kësaj shtëpie, kanë reaguar shpejtë duke arritur t’i kapin sulmuesit”, kanë thënë burimet.
Viktima është dërguar menjëherë në spital për trajtim. Por nuk ka pësuar lëndime.
KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me krerët e policisë në veri të Mitrovicës për të marrë ndonjë deklaratë rreth këtij incidenti, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Ndryshe, polici Çasllav Iliq ishte sulmuar edhe në dhjetor të vitit 2014 me ç’rast ishte plagosur, ndërsa pas këtij sulmi policia kishte aplikuar masë mbrojtëse 24 orë në ditë para shtëpisë së tij.
Moti sot në Shqipëri
Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati
Osmani, Basha e Kurti marrin pjesë në ceremoninë përkujtimor...
27 vjet nga masakra e Reçakut, ngjarja që ndryshoi kahjen e ...
Moti sot në Kosovë, temperaturat nga -5 deri në 7°C
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...