Sulmohet seksualisht një vajzë në Prishtinë

13:20 | 26 Korrik 2020
A Z

Sulmohet seksualisht një vajzë në Prishtinë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për sulm seksual ndaj një vajze në Prishtinë.

Rasti raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 22 korrikut, rreth orës 19:40.

Policia në raporton 24-orësh njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale