Një person ka sulmuar fizikisht një zyrtarët policor në Prishtinë duke mos i respektuar urdhëratë e tij, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ai ishte duke drejtuar motoçikletën kur është ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë, shkruan Arbresh.info.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është liruar.
“Prishtinë 07.05.2024-14:40. I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, është ndaluar nga policia ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. I njëjti duke mos i respektuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...