Sulmohet një shtëpi me kallashnikov në Ferizaj

14:42 | 23 Mars 2016
M. A.

Në fshatin Varosh të Ferizajt raportohet nga policia se gjatë natës së kaluar ka ndodhur një sulm ndaj një shtëpie, ku është vërtetuar se është përdorur arma kallashnikov AK-47.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se gjatë natës person-a të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në shtëpinë e tij është gjetur një predhë e plumbit, ndërsa në xhamin e dritares është vërejtur një vrimë. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisje e një shtëpie aty afër, ku dyshohet se nga aty mund të ketë ndodhur të shtënat dhe gjatë kontrollit në oborr janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja të AK-47 dhe një karikator i zbrazët. Nuk ka të lënduar dhe as të arrestuar,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale