Sulmohet një police në Ferizaj, e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt

09:19 | 21 Mars 2026
E.K

Një grua ka kanosur dhe më pas ka sulmuar fizikisht një police brenda stacionit policor në Ferizaj.

Në raportin 24-orësh të Policisë, të publikuar të shtunën, thuhet se gjatë vënies nën kontroll të së dyshuarës, policja ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor.

Rr. Brigada 161, Ferizaj 20.03.2026-01:40. Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka kanosur dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtaren policor brenda stacionit policor. Gjatë futjes nën kontroll zyrtarja ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Arbresh.info