Një mjet shpërthyes u hodh në drejtim të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.
Ndonëse objekti vëzhgohet me kamera, ato nuk e kapën pjesën që e kaploi zjarri.
Në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, një mjet shpërthyes u hodh në drejtim të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.
Edhe pse rezultoi pa dëme, gjithë kjo shkaktoi panik tek kujdestarët e kësaj Qendre të Mjekësisë.
Rastin për T7, e konfirmuan edhe Policia, të cilët menjëherë pas shpërthimit dolën në vend të ngjarjes.
Ndërkohë, disa lokale në afërsi të QKMF-së, besohet se kanë kapur kryerësit e kësaj vepre në kamerat e sigurisë.
Mirëpo sipas Shkodran Nikçit nga Prokuroria Themelore e Pejës, ende nuk ka ndonjë të arrestuar.
E sipas kryeshefes së Qendres së Mjekësisë Familjare në Pejë, kjo ishte hera e pare që ata u përballen me një gjë të tillë.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...