Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve, Emin Sylejmani është sulmuar sot nga tre persona gjatë ditës së sotme.
Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për Expresss se sot është raportuar një rast te Stacioni i Autobusëve.
Krasniqi ka thënë se dy persona janë ankuar ndaj tre të dyshuarve për kanosje dhe sulm.
“Policia, sot rreth orës 11:10, ka pranuar informatën për një rast tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë. Policia ka intervistuar ankuesit: E.S. 1959 dhe G.S.1963. Ata ankohen ndaj tre të dyshuarve: D.H.1978, S.A. 1959 dhe A.Sh.1995. Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se kanë konsumuar veprat penale: Kanosje dhe Sulm”, ka thënë Krasniqi
Ai ka bërë të ditur se “Lidhur me rastin është intervistuar edhe një dëshmitar”.
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Pagat e gjyqtarëve, Rama: Shoqata e gjyqtarëve sillet si par...
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...