Së paku me katër plumba ka provuar që një person ta vrasë një tjetër në Prishtinë. Po kaq gëzhoja ka arritur të gjejë Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes, pasi është njoftuar nga viktima.
Në raportin 24 orësh të PK-së, nuk jepen shumë detaje. Megjithatë aty tregohet se rreth orës 14:20 të 23 nëntorit, “viktima mashkull shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull shqiptar”.
“I dyshuari pastaj ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, mirëpo nuk është goditur nga ndonjë predhë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja”, thuhet në raportin e PK-së.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Përditësimi i fundit nga KQZ
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981