Sonte afër vendkalimit në Jarinje, një grup aktivistësh të listës serbe të udhëhequr nga Petrov dhe Vladimir Milivojevic, aka Lebe, sulmuan aktivistët e Partisë Serbe të Kosovës, si dhe një kandidat për deputet nga lista e PKS.
Automjeti zyrtar i komunës Leposavic targa 02Z-03-12 u përfshi gjithashtu në këtë sulm, thuhet në komunikatë përcjell portali arbresh.info
Kërcënimet të shumta u janë dërguar aktivistëve të PKS nga një person i cili është simpatizant i listës serbe si dhe kriminel nga veriu që është në urdhrin e MUP-it të Republikës së Serbisë i njëjti është përmednur edhe në mediat kosovare si një nga të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit,bëhet fjalë për Srdjan Vulovic me nofkën Gene.
Partia Serbe e Kosovës njoftoi Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Prishtinë dhe stacionin policor Leposavic për incidentin.
Ne presim që Prokuroria e Kosovës dhe policia të marrin masat e përcaktuara me ligj dhe të parandalojnë strukturat kriminale të cilët po mundohet t’i frikësojnë votuesit e politikanët po i kërcënojnë me vdekje. Kërkojmë që ky rast të zbardhet sa më shpejtë të jetë e mundur. /arbesh.info/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...