Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka reaguar pas sulmeve me armë zjarri në veri, ku një polic mbeti i vrarë e një tjetër i plagosur.
Rama shprehi ngushëllimet për familjen e të ndjerit, kurse policit të plagosur i uroi shërim të shpejt, shkruan Arbresh.info.
“I tronditur dhe i pikëlluar nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi në Banjskë të Zveçanit, në Republikën e Kosovës. Ngushëllime për familjen e rreshterit të vrarë, Afrim Bunjaku, i cili ra derisa po kryente me përkushtim detyrën për mbrojtjen dhe ofrimin e sigurisë për qytetarët e Republikës sonë. I uroj shërim të shpejtë policit të plagosur, Alban Rashiti, i cili u lëndua po nga sulmi nga grupe kriminale serbe, ndaj tij e kolegëve”, ka shkruar Rama.
Rama kërkoj nga autoritetet ta zbatojnë drejtësinë dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar.
“Policët tanë atje po kujdesen për rend e ligj, andaj sulmi ndaj tyre nuk i kontribuon paqes. Kërkojmë nga autoritetet të zbatojnë drejtësinë dhe sulmuesit të marrin dënimin meritor. Në veri të Republikës sonë duhet të mbizotërojë rendi dhe ligji”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...
LDK-ja nuk voton: Mos i kaloni ligjet pa debate, mos imponon...
PDK-ja kundër propozimit të LVV-së për shmangie të procedurë...
Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbi...