Google ADS

Sulmi në Banjskë, një person po intervistohet në stacionin policor në jug

19:21 | 12 Shtator 2024
E.G

Një person është duke e intervistuar në stacionin e Policisë në Mitrovicën e Jugut, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Një person me interes për intervistim e kemi sjell në Stacionin Policor në Jug”, tha Elshani.

Sipas Elshanit, i njëjti pas intervistimit do të lirohet.

Ndryshe, Prokuroria Speciale ka ngritur dje aktakuzë kundër 45 personave lidhur me sulmin terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku.

I akuzuari kryesor është kryeterroristi Milan Radoiçiq.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë tentuar shkëputjen e pjesës veriore të territorit të Republikës së Kosovës, me qëllim që t’ia bashkojnë këtë territor Republikës së Serbisë. Gjatë këtij veprimi, si rezultat i dhunës së përdorur, ka humbur jetën zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile./Arbresh.info/

Të ngjashme