Policia e Kosovës ka dhënë informacione për sulmin ndaj zyrtarëve kufitar në Jarinije.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani për arbresh.info bën të ditur se në predhe e fishekut të armës së zjarrit ka goditur një kontejnerë i cili shërben për zyrtarët kufitar.
Kelani thotë se dyshohet që predha ka ardhë nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë.
Nuk ka persona të lënduar dhe hetimet për rastin kanë filluar.
“Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot në orët e pasdites, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka godit një kontejnerë i cili shërben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të RKS. Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardh nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar. Puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjindet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menagjim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem”, tha Kelani për arbresh.info/
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos
Të shtëna armësh në drejtim të një veture në Laç, të dyshuar...
Rama nga Athina: Ligji i luftës me Greqinë duhet të marrë fu...