Sulmi Kibernetik në Ministrinë e Financave nuk ka ndodhur të dielën, siç deklaroi kjo ministri.
Policia e Kosovës bënë të ditur se ky sulm figuron të jetë raportuar më 27 shkurt në orën 12:20.
“Prishtinë 27.02.2021 – 12:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me ditë më parë sipas mirëmbajtëseve të IT-së së institucionit, dyshohet se ka pasur tentim/hyrje në sistemin kompjuterik”, thuhet në raportin e policisë.
Sulmi kibernetik sipas Ministrisë së Financave ka ndodhur në Departamentin e Tatimeve.
“Mirëmbajtësit e IT-së kanë arrit që ta ndalojnë në vazhdim hyrjen në sistemin kompjuterik dhe lidhur me këtë janë duke u kryer hetime nga njësitë kompetente”, thuhet më tej në njoftimin e policisë, shkruan arbresh.info.
Sipas ministrisë, shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa identifikuar.
Tutje Ministra e Financave ka siguruar qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë./arbresh.info/
Ministria e Financave: Hakerët nuk arritën ta cenojnë sigurinë e Sistemit Informativ në fjalë
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...